Opozita: Qeveria Kurti fajtore për krizën me rrymë

Reduktimi i energjisë elektrike gjatë së hënës sipas opozitës është vetëm fillimi i një krize e cila sipas tyre e pret Kosovën gjatë stinës së dimrit. Partitë opozitare thonë se Qeveria është treguar e paaftë dhe e papërgjegjshmë me sektorin e energjisë, për çka besojnë se është vonë për të intervenuar

Mos-reagimi në kohë dhe paaftësia për ta menaxhuar sektorin e energjisë, sipas opozitës janë arsye që Kosova ndodhet në krizë me furnizim me energji elektrike.

Pas fillimit të zbatimit të reduktimeve të rrymës, Partia Demokratike e Kosovës parashikon se gjatë dimrit do të ketë gjendje edhe më të rënduar.

“Fatkeqësisht, në një vend me qeverisje të paaftë, depresive e të papërgjegjshme, siç është qeveria e Albin Kurtit, kjo është asgjë më pak sesa manifestim i keqmenaxhimit, i cili, për faktin që po ndodhë tash kur nuk është dashur as të paramendohej, rrezikon të bëhet normë, atëherë kur edhe mund të presim përkeqësim të situatës me furnizim të energjisë elektrike gjatë dimrit”, ka sqaruar Bernard Nikaj, PDK.

Edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka deklaruar se Qeveria është fajtore për këtë situatë, për çka ka prezantuar alternativën e LDK-së.

“LDK, tash e sa kohë ka dhënë propozime konkrete për zbutjen e efekteve të kësaj krize, si:

Sigurimi në kohë i importit të energjisë elektrike përmes kontratave afatgjata dhe me kosto të përballueshme. Remonti me kohë i blloqeve të KEK-ut.  Eliminimi i TVSh-së në faturat e energjisë elektrike. Eliminimi i tarifave diskriminuese. Masa nxitëse për përdorim të burimeve alternative për ngrohje. Masa nxitëse dhe financuese për efiçiencë të energjisë”, ka thënë Avdullah Hoti, LDK

Për dallim prej tyre, përpos vendimeve qeveritare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zanafillën e problemit e sheh edhe në të kaluarën. Zëdhënësi Lulzim Blaka, thotë se me kundërshtimin e projekteve kapitale në fushën e energjisë Lëvizja Vetëvendosje ka kontribuar që vendi të mos ketë alternativë përpos importit të energjisë.

“Lëvizja Vetëvendosje që nga fillimi i ekzistencës politike e ka sabotuar çdo projekt energjetik në Kosovë. Prej kohës kur ishte në opozitë kur e sabotoit termocentralet e deri në kohën kur erdhi në pushtet ku e sabotoi gazjellësin amerikan”, ka theksuar Lulzim Blaka, AAK.

Blaka thotë se përpos reduktimeve janë edhe kundër shtrenjtimit të rrymës, situatë e cila sipas tij ka mundur të shmangej me para-kontrata në tregun ndërkombëtar e menaxhim të mirë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika