Përurohen rinovimet e Klinikës së Urologjisë, kostoja mbi 1 milion euro

Mbi 1 milion euro është kostoja e rinovimeve të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

E me rastin e rinovimit të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se rinovimet kanë qenë të domosdoshme, pasi sipas tij investime nuk ka pasur përreth 20 vjet.

“Ky përurim i rëndësishëm i transferimit të Klinikës së Urologjisë me rreth 1.2 milion euro investim, pasi që për rreth 20 vjet nuk ka pasur investime por ka pasur vetëm degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekë e infermierët. Kisha kënaqësinë që të shoh se si këtu 9 dhoma me nga 3 shtretër i kanë kushtet moderne, gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional, të cilët e japin përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët”.

“Secila dhomë e ka klimatizimin qendror, e ka furnizimin me oksigjen dhe e ka mundësinë për ta thirrur në çdo kohë infermierin prej shtrati ku ndodhet pacienti dhe në të njëjtën kohë ka edhe riparim tejet të rëndësishëm të tualeteve, me ç’rast e kemi edhe një shtesë për personat me aftësi të kufizuar. Pra nuk mjafton spitali të jenë godina, ato duhet të jenë vende që japin shpresë për pacient për shërim të shpejtë dhe të plotë”, u shpreh Kurti.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi që nga java e ardhshme do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë.

Këtë e quajti lajm të mirë për pacientët.

“Ka disa muaj që kemi pasur takim me stafin e Klinikës së Urologjisë, ku stafi më pat treguar brengën ku Klinika e Urologjisë në bllokun operativ është klinika me kushtet më të këqija, sepse nuk është investuar asgjë pothuajse gati që 20 vite. Në javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë Urologjia nga klinika më problematike në aspektin infrastrukturorë në bllokun operativ po bëhet klinika model në QKUK”, u shpreh Vitia./EO

FOTO:EO

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika