Prishtina mes interpretimeve ligjore – rasti “Pastrimi” mbetet pezull

Komuna e Prishtinës e cilësoi si të drejtë vendimin e OSHP-së lidhur me padinë e ndërmarrjes “Pastrimi”, por ky institucion nuk dha përgjigje përfundimtare për asnjërën palë, duke e kaluar kompetencën te MAPL. Ndërkohë, Komuna do ta rrisë në gjashtë numrin e operatorëve privatë për grumbullimin e mbeturinave – veprim që opozita e cilëson të jashtëligjshëm. Ekspertët e prokurimit kritikojnë vendimin e OSHP-së për mungesë arsyetimi, ndërsa sugjerojnë që çështja të trajtohet në rrugë civile.

Fund i sabotazhës e fitore për kryeqytetin.

Kështu e prezantoi Komuna e Prishtinës vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me padinë e ndërmarrjes “Pastrimi”, një ditë më parë.

Por në njoftimin e OSHP-së, vetëm kjo nuk është thënë, për asnjërën palë.

OSHP ka vendosur se vendimi nuk mbetet në juridiksionin e saj i takon Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, pa dhënë asnjë detaj për mundësinë ose jo të angazhimit të operatorëve privat.

Gjatë të martës, Komuna e Prishtinës nuk është shprehur e gatshme të deklarohet por në rrjete sociale, e ka bërë të qartë angazhimin e gjashtë operatorëve privat.

Për opozitën, vendime të tilla bien ndesh me ligjin.

“Është e çuditshme se si zyrtar të tjerë të komunës, z. Dushi e z. Manaj që vet kanë përfunduar juridikun nuk ia sqarojnë z. Rama vendimin. Kjo përveç se qesharake është edhe e dhimbshme tendenca me të cilën Rama tenton ta manipuloj opinionin. Për angazhimin e operatorëve privat, në formë të prerë e ka deklaruar Supremja. Ekzkluziviteti për grumbullimin e mbeturinave i takon veç “Pastrimi”-t. Rrjedhimisht, kontratat që ka bërë komuna janë të jashtëligjshme. Është brengosëse heshtja e hetuesisë dhe organeve të drejtësisë që e kanë borxh një sqarim se pse qeverisja e LDK po amnistohen nga ndjekja penale”, deklaroi shefi i asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla

Por, avokat e konsiderojnë vendimin e mangët.

“Vendimi i OSHP-së është brenda korniza ligjore sepse ky problem nuk e ka zanafillën në ligjin për prokurim publik por krysisht e ka në mosrespektim të rregullorres që e ka bërë kuvendi komunal. E vetmja ç’ka mund të themi se i ka munguar këtij vendimi ështe një arsyetim më i plotë dhe më profersional. I mungojnë çështjet bazike siç është arsyetimi i vendimit të panelit”, deklaroi avokati Qëndrim Arifi

Sipas Arifit, janë dy rrugë se si mund të veprohet më tutje.

“Tash janë dy rrugë: e para që është tërësisht e gabuar sipas meje, është padia e “Pastrimit” në Gjykatën Komerciale për shkak të kundërshtimit te aktit administrativ. Vlerësoj që kjo rrugë është e gabuar dhe gjasat janë që Komercialja ta rrëzojë. Rruga e drejtë, “Pastrimi” duhet ta trajtojë prapë çështjen ligjërsisht, ta rishikojë rregulloren. Në rast se gjen shkelje dhe moszbatim të kësaj rregulloreje, konsideron se i është bërë e padrejtë, të iniciojë konflikt civil, ështe procedurë civile që në procedurë kontenstimore do kërkonte përpos respektimin e rregullores  edhe kompensimin e dëmit qe pretendon se i është bërë”, përfundon Arifi

Televizioni ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga ndërmarrja “Pastrimi” por kryeshefi, Petrit Reçica siç ka ndodhur në vazhdimësi, edhe sot ka qenë i paqasshëm.

Megjithatë një ditë më parë, deklaroi se do ta zbatojnë vendimin e Supremes dhe çdo hap ligjor për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika