Projektligji për tekstet shkollore në kundërshtim me legjislacionin e BE-së, dështon votimi

Në mungesë kuorumi ka dështuar votimi i projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për Integrime Evropiane

Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore, për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Për të kanë votuar vetëm deputetët e VV-së, katër sa ishin prezentë.

Kryetarja e Komisionit ka bërë me dije se i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

Alban Bajrami, deputet i VV-së, ka ftuar deputetët për votim, por LDK-ja e PDK-ja nuk kanë marrë pjesë fare.

“Ju kisha lut me votu këtë ligj, janë në gjuhën shqipe tekstet shkollore, më e rëndësishmja që është janë në gjuhën shqipe, ju kisha lut me votu këtë projektligj, është i rëndësishëm”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe, më 12 prill, opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritej të shqyrtohej Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend.

Përfaqësuesit e opozitës e kanë quajtur të kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore, për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Lexo edhe: (VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Lexo edhe: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60, e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Lexo edhe: “Kuvendi është shtëpia jonë”, “Merrne Dejonën në grup punues” – Dumoshi e ashpër me Nagavcin

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit, për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet, duke shtuar se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ka thënë Kastrati.

Tutje, ai ka theksuar se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Lexo edhe: (VIDEO) Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika