“Kuvendi është shtëpia jonë”, “Merrne Dejonën në grup punues” – Dumoshi e ashpër me Nagavcin

Në mbledhjen e sotme të grupit punues për projektligjin për tekstet shkollore, deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Dumoshi ka qenë e ashpër me ministren Arbërie Nagavci

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, në grupin punues për projektligjin për tekstet shkollore, ka pasur debat me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Dumoshi i ka thënë ministres Nagavci se “Kuvendi është shtëpia jonë” dhe se “Merrne Dejonën në grup punues”.

Ajo iu ka drejtuar ministres duke i thënë “të qetësohet” dhe se në këtë mbledhje “ke ardhë me u përgjigj në pyetje, s’ke të drejtë me tregu qysh precedojmë ne, e me u sjell me arrogancë”.

“Duhet të presim përgjigjen e administratës, ne kemi ardhë me punu, mos na shuhni si opozitë por si grup punues. Nuk mundemi me vazhdu sikur ka kalu pa u konfirmu. Ti ministre qetësohu, këtu je në shtëpinë tonë, ke ardhë me u përgjigj në pyetje, s’ke të drejtë me tregu qysh precedojmë ne, e me u sjell me arrogancë. Nëse doni me majt mbledhje, mbajeni ministrja me dy Arjetat edhe aq”, është shprehur deputetja e LDK-së.

Ajo ka thënë se duhet të sigurohen nëse ky projektligj fillimisht a është i bazuar në procedurat e duhura dhe i mbështetur nga votat e nevojshme.

“Aktualisht, projektligji është në diskutim për faktin se a ka pasur vota kur është miratuar.  Kërkesa në sekretari ka shku nga VV-ja në datën 29 dhe pastaj nga opozita”, është shprehur Dumoshi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, opozita e ka kundërshtuar mbledhjen e këtij grupi punues dhe e ka akuzuar procesin si “ilegal klandestin” dhe “kontrabandues”.

Lexo më shumë: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se një ligj që nuk ka vota nuk mund të kalojë.

“Kjo çka po ndodh është ilegale klandestine, është kontrabandu… cila lagje është më afër edhe me pru një ligj e me bë hajgare. I kemi marrë video-incizimet nga Sekretaria, i kemi marrë përgjigjet. Aty keni qenë 60 s’ka pasur kuorum, është i vjedhur. Çka keni sjellë është i vjedhur. Një ligj që s’ka vota, s’ka shanse me kalu një ligj, i cili s’ka kalu. Nuk kalu në parlament. Ju keni me u përball edhe në gjykatë kushtetuese. Duhet të shtyhet kjo mbledhje”, ka deklaruar Kastrati.

Kritika ka pasur edhe nga AAK-ja, ku deputetja e kësaj partie, Albena Reshitaj, ka kërkuar verifikimin e votave pas pretendimeve për mungesë të numrit të mjaftueshëm të votave për të kaluar projektligji.

“Me datën 29 është bërë kërkesë për verifikim e projektligjin sepse pretendohet se s’ka pas vota të mjaftueshme për të kaluar. Është kërkuar verifikimi i deputeteve pjesëmarrës. Për hir të transparencës, konsideroj që të mos vazhdohet me punën pa marrë përgjigje konkrete në lidhje me pretendimet që nuk ka pasur numër të mjaftueshëm për të kaluar projektligji”, ka deklaruar Reshitaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika