Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni është deklaruar para mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie duke thënë se përmbahen nga situatat që mund të gjenerojnë incidente.

“Me siguri nga kryetari do të njoftohemi me situatën aktuale. Do të këmbejmë mendimet, vlerësimet tona. Do të japim këshilla, ide, propozime. Do të dëgjojmë njëri-tjetrin me vëmendje. Në lidhje me pjesëmarrjen në Kuvend, do të thotë, Lidhja Demokratike e Kosovës përmbahet nga situatat ku mund të gjenerohen incidentet, problemet e tjera. Ne bëjmë thirrje të jemi sa më të qetë edhe me arsyshmëri, me racionalitet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha Quni.

I pyetur se a ka pasur së fundmi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Quni tha se për këtë çështje është deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Është deklaruar kryetari në lidhje me bisedën e fundit që e ka pasur me zotin Kurti, e cila nuk ka pasur ndonjë epilog pozitiv, nuk vrehen shenjat e materializimit të ndonjë marrëveshje, kështu që ne do t’i shqyrtojmë ë hapat e mëtejmë”, tha ai.

Ndërkaq për thirrjen e seancës konstituive dhe bashkëpunimit me partitë tjera të opozitës, Quni tha se duhet që sa më parë të krijohen institucionet.

“Po, po, natyrisht që do të duhej një seancë konstituive të mbahet sa më shpejt.Me tërë spektrin politik ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë  që sa më shpejt të zyrtarizohen, të ngriten institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Quni./EO

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika