Cakolli: Ka stagnim në luftën kundër korrupsionit – Qeveria s’duhet të ndërhyjë në gjyqësor

Eugen Cakolli ka thënë se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në punët e gjyqësorit dhe se sipas tij në vendin tonë ka një lloj stagnimi në luftën kundër korrupsionit

Transparency International me 31 janar ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023. Ky indeks publikohet për 180 shtete të botës, duke përdorur një metodologji vlerësuese e cila është e bazuar në burime kredibile të institucioneve ndërkombëtare. Poentimi bazohet në vlerësim nga 0 deri në 100 pikë – ku zero pikë paraqet nivelin më të lartë të korrupsionit, ndërsa 100 pikë do të thotë “shoqëri pa korrupsion”.

Për vitin 2023, 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝟒𝟏 𝐩𝐢𝐤𝐞̈, po aq sa ishte vlerësuar në vitin e kaluar, ndërsa zë vendin e 83-të në ranglistën botërore.

Lidhur me këtë rezultat të CPI-së, i ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, Eugen Cakolli nga KDI-ja ka thënë se Kosova ka një lloj stagnimi sa i përket performancës në luftën kundër korrupsionit.

“Kemi një lloj stagnimi sa i përket performancës në luftën kundër korrupsion. Pavarësisht faktit që Kosova ka shënuar ngritje në ranglistën botërore, një pozitë më lartë se vitin e kaluar. Me pikë si parametri kryesor matës në CP, jemi në pozitën e njëjtë sikurse vitin e kaluar. Si pozitë i atribuohet faktit se Kosova shquhet për dallim nga vendet e rajonit dhe më gjerë, për zhvillim demokratik në kuptim të organizimit –administrimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta dhe rezultatet e të cilave pranohen nga të gjitha palët. Nuk është situata e njëjtë me shtetet e tjera të rajonit”, ka thënë Cakolli.

Cakolli ka shtuar se Kosova pozitën e 83-të e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami ndërsa në krahasim me vendet e Ballkanit, vendi ynë renditet i treti pas Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Pozitën e 83-të, Kosova e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami. Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi (në vendin e 63), dhe Maqedonisë së Veriut (në vendin 76). Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria (në pozitën 98), Serbia (në pozitën 104) dhe Bosnjë e Hercegovina (në pozitën 108)”, ka deklaruar Cakolli.

Eugen Cakolli, KDI

Cakolli ka thënë se Kosova duhet të ketë një “luftë” më efikase kundër korrupsionit dhe se Qeveria s’duhet të ndërhyjë në gjyqësor e gjyqësori duhet të ketë një “kulturë” të ndëshkueshmërisë.

“Ndonëse qëndrojmë si të tretit në rajon nuk do duhet të merrej si model Shqipëria, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e cila janë më poshtë se ne. Këto vende shquhen me qenë si  vende autoriteteve. Por as krahasimin me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, sipër nesh nuk duhet të jetë synimi jonë. Kosova do duhet të synojë mesataren e nivelit të BE-së që është 64 pikë. Pavarësisht trendit global, jemi sërish 20-30 vite larg për të arritur nivelin e mesatares së BE-së për luftimin e korrupsionit dhe jemi mjaft larg sa i përket performancës dhe përkundër përmirësimeve dhe pjesës demokratike të institucional, duhet të ketë një luftë më efikase kundër korrupsionit. Kjo arrihet kur qeveria nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe vet gjyqësori duhet të ketë një performancë dukshëm më të mirë në raport  për të pasur një kulturë të ndëshkueshmërisë së korrupsionit, si fakti kryesor i problemit”, ka thënë Cakolli.

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika