Rexhaj: Kreu i AKI-së na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Arber Rexhaj, VV

Deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se kreu i AKI-së, e kishte parlajmëruar sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë.

Rexhaj, në “Five” të RTV Dukagjinit, tha se shefi i AKI-së, përveç presdientes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, i kishte paralajmëruar edhe deputetët e Komisionit për Siguri.

“Kreu i AKI-së, atëherë ka qenë sekret kombëtar, na ka paralajmëruar për këtë gjë në komision. Na ka treguar me kohë… institucionet e sigurisë nuk e kanë ditur ditën dhe orën, por e kanë ditur që po afrohet. Projekti i Qeverisë që veriut nga një stacion i shtohen edhe 7 të tjera, ka qenë se mund të ketë sulme të tilla”, tha ai.

Rexhaj tha se nuk janë të vërteta pretendimet se Kosova ishte gjendur në befasi nga sulmi terrorist i 24 shtatorit.

“Ka pasur tendencë që jemi hasur në befasi, e na shpëtu Zoti, nuk qëndrojnë sepse informcaciponet kanë qenë në kohë, gjithë mekanizmat e policia atje ka qenë e informuar”, tha ai.

Deputeti i VV-së theksoi se nga Serbia mund të pritet që edhe në të ardhmen të priten sulme të ngjashme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika