Sanduloviq: Sërish Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time

"Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër"

Politikani serb, Nikolla Sanduloviq, ka bërë të ditur se prapë agjentë të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) me direktivat e presidentit Aleksandër Vuçiq, kanë abuzuar me vajzën e tij, Klarën.

Ai ka bërë të ditur se Klara po mbahet në aeroport dhe nuk po lejohet të fluturojë në Londër.

“Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq në X.

Ky abuzim ndaj tij dhe familjes së tij vjen si pasojë e homazheve që kanë bërë në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pak javë më parë, politikani opozitar serb, Sanduloviq u maltretua në Serbi për shkak të vizitës në Prekaz. Anëtarë të BIA-s serbe në fillim të janarit arrestuan dhe keqtrajtuan Sanduloviqin, vetëm pse kishte shpërndarë pamjet nga vizita e tij në Prekaz para një viti.

Gjithashtu, për të bërë homazhe në Prekaz ishte edhe avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, i cili me t’u kthyer në Serbi u mor në pyetje nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë.

Klara, ngjashëm si babai (Nikolla), u përkul para varrit të Blerina Jasharit dhe kërkoi falje për krimet e shtetit të saj ndaj shqiptarëve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika