Skandal në QKKTGJ, kryetarja e Komisionit të Ankesave bën presion për ndryshim të vendimit për Betim Morinën

Kryetarja e Komisionit të Ankesave në QKKTGj, Sanije Tërnava Uka, ka bërë presion për ndryshim të kundërligjshëm të vendimit të Komisionit të Ankesave, duke tentuar të zbutë masën e largimit nga puna për mjekun e akuzuar për sulm fizik e dëmtim të pronës, ndonëse ai është gjetur fajtor nga Komisioni Disiplinor

Kryetarja e Komisionit të Ankesave në Qendrën Kombëtare për Transfuzion të Gjakut në Prishtinë (QKKTGj) ka bërë presion për ndryshim të kundërligjshëm të vendimit të komisionit të ankesave.

Burime të Dukagjinit brenda QKKTGJ-së bëjnë me dije se kryetarja e Komisionit të Ankesave në QKKTGj, Dr. Sanije Ternava Uka, është duke tentuar që në mënyrë të kundërligjshme të ndryshojë vendimin e shkallës së dytë të marrë me datë 15.03.2024, në lidhje me ankesën e mjekut të kësaj qendre, Betim Morina.

Nisin hetimet ndaj doktor Betim Morinës

Morina ishte larguar nga puna me vendim të shkallës së parë (nr: 39 datë 08.02.2024), pasi komisioni disiplinor kishte konstatuar shkelje të rënda të kryera nga ai, të ndërlidhura me një rast të sulmit fizik me lëndime të rënda trupore dhe dëmtim të pronës në QKKTGj.

Mjeku i akuzuar për sulm fizik largohet nga puna; Ai e ankimon vendimin 

Ndaj këtij vendimi, Morina kishte ushtruar ankesë në Komisionin e ankesave në kuadër të QKKTGJ-së, ku kryetarja e komisionit ishte caktuar znj. Sanije Tërnava Uka.

Burime të portalit Dukagjini bëjnë me dije se ky komision kishte shqyrtuar ankesën duke e vlerësuar si të pabazë, duke e konsideruar të drejtë vendimin e shkallës së parë dhe duke e lënë atë në fuqi.

Mirëpo, për shkak të ndikimeve “nga jashtë”, znj. Uka Ternava e ka shkatërruar atë vendim duke bërë presion tek anëtarët tjerë për të rimarrë edhe një herë vendim, kësaj radhe në favor të z. Morina. Ndonëse as vetë Ternava Uka nuk e konteston vërtetësinë e shkeljeve të konstatuara nga komisioni disiplinor, ajo është duke insistuar që të ndryshohet masa e largimit nga puna me një masë më të lehtë, ndonëse bëhet fjalë për shkelje të rënda disiplinore për të cilat po zhvillohen edhe hetime penale nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Burimet bëjnë me dije se këtë ndryshim radikal të ndërrimit znj. Ternva Uka e bërë pasi ka kuptuar se kanë marrë vendim për refuzimin e ankesë, pas së cilës, ajo ka pranuar “intervenime nga lart”. Përflitet se për këtë shërbim asaj i është premtuar ngritje në pozitë.

Portali Dukagjini ka kontaktuar zonjën Tërnava Uka, por e njëjta nuk ka dashur të flasë lidhur me këtë çështje, duke theksuar se po pritet vendimi final.

“Nuk kam çfarë të flas, po presim vendimin final dhe do të dalim me njoftim për media për krejt çfarë ka ndodhur. Unë s’kam pasur arsye pse të bëj presion apo diçka të tillë”, ka thënë ajo, duke shtuar se është shumë e zënë dhe nuk mund të flasë më shumë rreth kësaj çështjeje.

Kjo sjellje e znj. Ternava Uka po konsiderohet e kundërligjshme, pasi vendimi ishte marrë nga Komisioni i Ankesave dhe se ky komision, e aq më pak kryetarja e tij, nuk ka kompetencë ligjore ta asgjësojnë e as ta ndryshojnë atë.

Ndryshimi mund të bëhet vetëm nga gjykata kompetente përmes padisë së palës së pakënaqur.

Ky veprim i znj. Ternava Uka, jo vetëm i ka shkaktuar pasiguri juridike, por më shumë gjasë hyjnë edhe në zonën penale, pasi Kodi Penal i Kosovës në disa dispozita inkriminon veprime të tilla. Neni 386 sanksionon pengimin e të provuarit apo të procedurës zyrtare, ndërsa neni 389 manipulimin me prova e parashikon si vepër penale.

Nëse verifikohen këto shkelje, atëherë ka mundësi që vendimi eventualisht të asgjësohet, përkatësisht ndryshuar në përmbajtje, pas marrjes së tij mund të konsiderohet edhe si falsifikim i dokumenteve sipas neni 390.

Po ashtu, edhe keqpërdorimi i pozitës, si edhe ushtrimi i ndikimit, janë vepra penale mjaft serioze. Për shumë, për këto lloj veprash, Kodi Penal parashikon dënime me burg edhe atë në lartësi deri në 8 vjet.

Portali do të përcjellë zhvillimin e këtij rasti dhe do të kërkojë qasje në dokumente zyrtare për të verifikuar nëse shkelje të tilla kanë ndodhur.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika