Nisin hetimet ndaj doktor Betim Morinës

Prokuroria tashmë ka nisur hetimet ndaj doktor Betim Morinës për dëmtim të pronës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj Dr. Betim Morinës për dëmtim të pronës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Më datë 18.10.2023, u publikua një video ku shihej mjeku i QKKTGJ, Betim Morina, duke dëmtuar derën e një zyre të këtij institucioni. Sipas burimeve të dukagjini.com, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet penale ndaj Dr. Morinës për përfshirjen e tij në këtë akt vandal.

Incidenti, që ndodhi më 20.03.2023, pasoi një shkëmbim mesazhesh mes Dr. Morinës dhe një anëtareje të stafit të QKKTGJ-së, A.G., e cila i kishte kërkuar Dr. Morinës të mos e shqetësonte për zyrën sepse ajo ishte përcaktuar të punonte në atë zyrë nga menaxhmenti.

Pavarësisht se Dr. Morina kishte një zyrë tjetër të caktuar, ai tentoi të hapë dhunshëm derën e zyrës së A.G. pa verifikuar nëse ishte dikush brenda, duke e dëmtuar atë në përpjekje për ta hapur.

A.G. nuk ishte në zyrë atë ditë për shkak të shëndetit jostabil.

Pas incidentit, ajo u këshillua nga kolegët të mos dilte në punë, pasi Dr. Morina kishte tentuar të hynte me forcë në zyrën e saj. Sjellja e tij shkaktoi shqetësim te stafi i pranishëm.

Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur se prokuroria ka autorizuar hetime për të sqaruar rrethanat e rastit dhe përgjegjësinë eventuale penale të Dr. Morinës.

Ky nuk është rasti i vetëm penal për të cilin Prokuroria Themelore është duke e hetuar Dr. Betim Morinën. Ai gjithashtu po hetohet për një rast të mëparshëm të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë trupor që ndodhi në objektin e QKKTGJ-së në tetorin e vitit të kaluar. Për këtë rast, Dr. Morina, si i dyshuar, u arrestua dhe qëndroi në paraburgim për 48 orë dhe më pas në arrest shtëpiak për një muaj.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika