Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Janë politike, nuk merrem me to
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se nuk është prononcuar publikisht për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, pasi ka konsideruar se rasti nuk duhet të politizohet dhe ka pritur reagimin e institucioneve përgjegjëse.
Pas raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar, Muhaxheri është pyetur edhe për kritikat ndaj tij si dhe për kërkesat për dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të komunës.
“Rasti është tepër tragjik për me politizu. Për këtë arsye unë dhe stafi jem nuk kemi prononcu, para se me u prononcu në organet që duhet për këtë punë”, ka deklaruar Muhaxheri.
Ndërkaq, lidhur me kërkesat për dorëheqjen e tij, ai i ka cilësuar ato si politike, duke thënë se nuk merret me to.















