Roma e pandalshme, “poker” ndaj Monzës për triumfin e 10 sezonal
Futbollistët e Romës regjistruan fitoren e 10 në stinorin e sivjemë në Serie A.
“Viktima” e 10 jubilare e romakëve ishte skuadra e Monzës e cila pësoi humbje në “Olimpico” me rezultat të thellë 4-0.
Holandezi Malen hapi serinë e golave në minutën e 12.
Në vazhdim Matias Soule realizoi dy gola në minutat 24 dhe 36.
Rezultatin përfundimtar Roma - Monza 4:0 e vulosi Santiago Castro në minutën e parë të kohës shtesë.
Me këto 3 pikë Roma është rikthyer në pozitën e dytë në renditjen e Serie A me 2 pikë më pak se lideri njëherit rivali i qytetit, skuadra e Lazios.















