Një kapitull i ri fillon në UNI, me një vit akademik të mbushur me mundësi të reja për zhvillim akademik, profesional dhe personal.
Viti akademik fillon më 12 tetor, ndërsa studentët e rinj janë mirëpritur që nga 6 tetori, përmes javës orientuese – një mundësi për t’u njohur me kampusin, komunitetin studentor dhe jetën universitare në UNI.
Mirë se vini në kampusin e ri të UNI-t!
Ky vit akademik sjell një eksperiencë të re në kampusin e ri pranë Prishtina Mall, me klasa smart, laboratorë modernë dhe hapësira studentore të dizajnuara për një përvojë bashkëkohore të të mësuarit.
Edukim amerikan. Mundësi ndërkombëtare.
I Fuqizuar nga Arizona State University, universiteti publik më i madh në SHBA dhe nr. 1 për inovacion në SHBA, UNI u ofron studentëve një përvojë akademike me dimension ndërkombëtar.
Përmes mobiliteteve ndërkombëtare, shkëmbimeve studentore dhe mundësive për studime jashtë vendit, studentët përgatiten për një të ardhme profesionale në një treg pune gjithnjë e më global.
Një kampus i ri. Një komunitet i ri. Një fillim i ri.
Mirë se vini në UNI!
Apliko tani: UNI – Universum International College
Email: aplikimet@universum-
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062