Vajza e Nikolla Sanduloviqit: Babai nuk do të mbijetojë në këto 30 ditë paraburgimi, do ta vrasin

Gjendjen shëndetësore të babait, Klara Sanduloviq, e bija e Nikolla Sanduloviq it, e përshkruan jashtëzakonisht kritike, dhe se frikësohet se i njëjti nuk do të mund të mbijetojë këto 30 ditë në paraburgim, ngase, siç thotë ajo, “do ta vrasin”

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, ka thënë se prapa ngjarjes qëndron shteti serb, në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Gjendjen shëndetësore të babait, Klara e përshkruan jashtëzakonisht kritike, dhe se frikësohet se i njëjti nuk do të mund të mbijetojë këto 30 ditë në paraburgim, ngase siç thotë ajo, “do ta vrasin”.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Klara Sanduloviq thotë se edhe pse ish-shefi i BIA-s, Aleksandër Vulin, e ka pranuar se ka dhënë urdhërarrestin, megjithatë ajo të njëjtin e quan “qengj kurban”.

“Ne jemi familja dhe kemi të drejtë të njoftohemi për të. Gjendja e tij shëndetësore është jashtëzakonisht kritike, ai është në rrezik jete. Për momentin jemi në Nish sot, jemi ankuar, kërkojmë lirimin e tij dhe të vijë në shtëpi për kujdes shtëpiak. Po ashtu, kemi parashtruar kërkesën për vizitë, kështu që shpresoj se do të jemi në gjendje të lajmërohem së shpejti që t’ju njoftoj se cila është gjendja e tij. Më duhet të theksoj se ai nuk ka për të mbijetuar këto 30 ditë atje, sepse atje kanë për ta vrarë”, tha ajo.

“E gjithë kjo ishte porosi dhe e orkestruar nga qeveria e Republikës, shteti, Republika e Serbisë, nga presidenti personalisht, e kjo që Vulin po lajmërohet dhe flet se ai e ka bërë, ai është vetëm qengji kurban, që duhet ta pranonte, dikush duhej ta pranonte se babi im është rrëmbyer nga ana e BIA-s, po prapa kësaj qëndron shteti dhe ai ka dalë nga një ent shtetëror në këtë gjendje”, shtoi më tej ajo.

Klara Sanduloviq potencoi se babai i saj nuk ka përhapur gjuhë të urrejtjes, ngase, siç thotë ajo, vendosja e luleve te varri i një viktime të pafajshme nuk është gjuhë e urrejtjes, por është shenjë e vullnetit të mirë.

“Kjo çfarë po bëjnë këta, është një gjuhë vërtet e urrejtjes, babi im nuk ka përhapur asnjë urrejtje, vendosja e luleve është një shenjë e vullnetit të mirë, pajtimit dhe shprehjes së ngushëllimit, dhe kjo përbën përhapje të paqes. Ai ngarkohet për një marrëdhënie të afërt personale me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ata vetë janë futur në paradoksin e vet, së pari ata nuk njohin Kosovën si shtet, pastaj thonë se ka marrëdhënie të afërta me Qeverinë e Kosovës, pra këtu asgjë nuk ka kuptim dhe nuk ka vepër penale”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, ajo ka treguar se në stacionin e policisë, si familje kanë dërguar rreth 200 kallëzime, raportime apo kërcënime, por që nuk është ndërmarrë asgjë.

“Ne në stacionin e policisë kemi me siguri 200 kallëzime, raportime, kërcënime, qoftë kundër meje, gruas së babait, apo babait. Në 5-6 vitet e fundit nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me këtë… pas të gjitha këtyre qëndron shteti”.

Po ashtu, në përfundim të intervistës, Klara Sanduloviq thotë se duhet “të kemi në mendje gjithmonë se kemi president të shtetit një ish-radikal, i cili shkonte andej-këndej me pushkë dhe fliste se duhet vrarë 100 myslimanë për një serb”.

“Kjo është gjuhë e urrejtjes dhe ai duhet të shkonte në burg për gjuhë të urrejtjes e jo babai im që ka vendosur lule te një viktimë e pafajshme e moshës 7 vjeçe, dhe gjithmonë duhet të kemi në mendje se Vuçiqi është i biri politik i Vojsllav Sheshelit, i cili është kriminel lufte dhe i dënuar”, përfundoi ajo.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika