Vazhdon të rritet vlera e importit në Kosovë edhe në 2024

Në qershor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës vendosi ndaj Serbisë si masë të sigurisë ndalimin e produkteve nga ky shtet përveç atyre të lëndës së parë, e kjo bëri që Kosova të importoj nga shtete të tjera, por me çmime më të larta. Kjo ka ndikuar edhe në ngritjen e vlerës së importit. Nga LVV thonë se këtë po e luftojnë me stimulimin e prodhueseve të Kosovës, kurse opozita dhe ekonomistët vlerësojnë se nuk ka plan të qartë në këtë drejtim

Ky kidnapim i tre zyrtarëve policorë të Kosovës, Serbisë nuk i kushtoi vetëm edhe me një njollë të zezë si shtet fqinj, në qershor të vitit të kaluar.

Që atëherë ka humbur miliona euro, kjo pasi që Qeveria e Kosovës si masë sigurie vendosi të mos lejoj futjen e produkteve serbe në Kosovë, përveç lëndës së parë.

Kjo bëri që shumë produkte serbe të zëvendësohen me të shteteve të tjera, por që të njëjtat ishin më shtrenjtë.

Andaj, edhe vitin e kaluar pati rritje të importit, jo nga sasia por nga vlera e blerjes.

Kjo rritje sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vazhdoi edhe në tremujorin e parë të 2024-s në vlerë prej 2.5%.

https://askapi.rks-gov.net/Custom/524513fe-0d77-4d5d-997c-21149f9d57c7.pdf

Këtë fenomen sipas deputetëve të partisë më të madhe në vend, po e luftojnë duke rritur prodhimin vendor.

“Nga ana e qeverisë, kemi pare masa që target kanë biznese që merren me prodhim, duke ndihmuar përmes subvencionimeve në mënyrë që të pajisen me teknologji të re, të trajnohet stafi i nevojshëm që të stimulohet prodhimi”, tha Jeta Statovci, deputete e LVV-së  .

Statovci thotë se qëllim kanë largimin edhe me tutje nga tregu të shtetit serb.

“Në kuadër të statistikave për 11 muaj kemi një rënje prej 44% të importit nga Serbia, kurse me statistika të tanishme pra e njejta ka shkuar në 60%”, deklaroi Jeta Statovci, deputete e LVV-së  .

Pa ide dhe plan në zvogëlimin e importit po e konsideron Qeverinë e Kosovës, kryetari i komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala.

Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi  deklaroi se “Ne kemi politika të paqarta në fushën e tregtisë, ne fushën e prodhimit vendor,  dhe në fushën e kontrollit, në këtë relacion situata është shqetësuese  dhe gjithë indikatorët qojnë në një rritje të importeve”.

Edhe ekonomistet thonë që institucionet e Kosovës nuk po punojnë sa duhet, lidhur me rritjen e eksportit.

“Qeveria e Kosovës nuk po punon mjaftueshëm në fuqizimin e prodhimit vendor”, tha Bashkim Mustafa, ekonomist.

Shtetet që kanë përfituar me masën e sigurisë ndaj Serbisë, janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që nga vendet e CEFTA-së janë në vendin e parë dhe dytë për nga importuesit më të mëdhenj në Kosovë.

Në total Serbia ka mbetur në vendin e tretë nga vendet e CEFTA-së dhe e 14-ta nga të gjitha vendet.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika