Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq

Ka ndërruar jetë nënkryetari i Kuvendit dhe ish-komandant i Brigadës 549 të Motorizuar, Bozhidar Deliq, i cili kishte marrë pjesë në masakrën e Mejës dhe disa masakra të tjera në atë rajon

Bozhidar Deliq

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq, ka ndërruar jetë të martën e 23 gushtit.

Kështu ka bërë të ditur e përditshmja serbe, “Danas”, lajm i cili është konfirmuar nga Partia e Re Demokratike e Serbisë.

Ndryshe, Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.

Në këtë brigadë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë.

Deliq ishte paraqitur dëshmitar i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit.

Brigada 549 akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në fshatra të Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999.

Deliq mori 197 vota të martën për t’u zgjedhur nënkryetar. Ai në zgjedhjet në Serbi ishte bartës i listës “NADA”.

Të martën e dy gushtit është zgjedhur kryesia e Kuvendit të Serbisë, ku kryeparlamentar është zgjedhur Vladimir Orliq.

Ndryshe, Shoqata për Krimet e Luftës në Gjakovë, të martën e 16 gushtit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-komandantit të Brigadës 549, zëvendëspresident në qeverinë e Serbisë Bozhidar Deliq, i cili kishte marrë pjesë në masakrën e Mejës dhe disa masakra të tjera në atë rajon.

Para gazetarëve, Gjokë Sokoli, i cili edhe e dorëzoi kallëzimin penal në gjykatë, tha se Deliq do të duhej të dënohej për krime lufte dhe jo të marrë poste politike.

I mllefosur, Sokoli thotë se kanë fakte të mjaftueshme të cilat dëshmojnë se Deliq kishte marrë pjesë në disa masakra.

Ai tha se Deliq i kishte kryer krimet i veshur me rroba civile.

“Kanë marrë pjesë tanket, kanë marrë pjesë raketat, të gjitha këto mjete të rënda që i kanë prishur shtëpitë, kemi dëshmi që njerëzit e kanë njohur atë. Kemi të dhëna për kriminel lufte të mjaftueshme i kemi sjellë në prokurori. Me qindra janë dëshmi, kam besim që ky person do të bjerë në dorë të Hagës”, ka deklaruar Sokoli.

Sokoli i ka kritikuar institucionet e Kosovës dhe për mënyrën se si ka funksionuar deri më tani dialogu me Serbinë.

Sipas tij, shteti i Kosovës do të duhej ta formonte institutin për krime të luftës me një mandat deri 10 vjet.

Gjenerali në pension Bozhidar Deliq me brigadën “549” ka vepruar në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës dhe Dragashit. Megjithatë, vendlindja e tij është Gjakova, fshati Lugbunar, pak kilometra larg Mejës.

Zgjedhja e Deliqit nënkryetar i Kuvendit në Serbi është kritikuar edhe nga aktivistja serbe, Natasha Kandiq. Ajo ka deklaruar se në zonat ku ka komanduar ai janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë dhe janë gjetur mbetje mortore të më shumë se 450 të vrarëve.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika