Vendimi i Serbisë për targat, Bislimi: Maskim pas dështimit në Banjskë

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë për t’i njohur targat RKS nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Me vendimin për njohjen e targave RKS nga ana e Serbisë, shkon drejt fundit një proces i gjatë i çështjes së targave e mosnjohjes së tyre nga pala serbe. Në shtator 2021, Serbia e përdori këtë çështje për të kërcënuar Kosovën e fluturuar Mig-at përreth kufirit tonë. Me 30 shtator, u arrit marrëveshja për fillimin e punës, në kuadër të së cilës u krijuan grupet teknike, dhe u zhvilluan gjithsej 8 takime në nivel teknik nga tetori 2021 deri në muajin prill 2022”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se pozicioni i delegacionit kosovar në Bruksel ishte i qartë dhe, sipas tij, njëri ndër ta ishte që Kosova dhe Serbia t’ia njohin targat njëra-tjetrës në modelin aktual.

“Fatkeqësisht, është dashur të kalojnë 18 muaj me tensione e barrikada nga ana e Serbisë, rezistencë dhe insistim në nivel teknik që stikersat të jenë zgjidhje permanente, si dhe tërheqje nga institucionet në nëntor të vitit të kaluar, për të ardhur në përfundimin që është i njëjtë me propozimin fillestar te Kosovës”, ka shtuar zëvendëskryeministri.

Bislimi ka shtuar se ky është tregues se të gjitha destabilizimet që i ka bërë Serbia kanë qenë “të palogjikshme e të panevojshme”, sepse “prapë kemi arritur në situatën e njëjtë ku targat janë konvertuar në ato ekzistuese legale dhe tashmë nga 1 janari, Serbia i njeh ato”.

“Gjithashtu duhet të theksojmë dhe rikujtojmë, se ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështim”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Lexo dhe: Petkoviq: Qeveria e Serbisë mori vendim për lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova

Petkoviq ka thënë se një mohim do të postohet në të gjitha pikat kufitare dhe administrative.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika