Vërtetohet skandali: Kryetarja e Komisionit të Ankesave në QKKTGJ, Dr. Sanije Ternava Uka kthen në punë mjekun e dhunshëm të kësaj qendre

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut

Siç kemi raportuar, kryetarja e komisionit të ankesave në Qendrën Kombëtarë të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), znj.Sanije Ternava Uka, ka ushtruar ndikimin dhe presionin për të ndryshuar masën e largimit nga puna, të shqiptuar ndaj mjekut të kësaj qendre Betim Morina, për shkak të një sulmi fizik me pasojë lëndime të rënda trupore për viktimën dhe një rast tjetër të vandalizmit të pronës se këtij institucioni.

Edhe pse siç kemi raportuar, Komisioni i Ankesave ishte pajtuar që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për largim nga puna të mjekut që kishte kryer aktin agresiv të lëndimit të rëndë trupor, për shkak se kishte vlerësuar se komisioni i shkallës së parë kishte nxjerrë vendim të drejtë dhe ligjor, me ndikim të kryetares së komisionit znj.Ternava Uka, ky vendim asgjësohet dhe nxirret një vendim tjetër në favor të të dyshuarit. Vendimi është marrë me 22.03.2024, pikërisht në ditën kur në lidhje me dyshimet për ushtrim presioni për të ndërruar vendimin, ajo i deklaroi portalit se po presin vendimin final dhe do të dalë me njoftim për media.

Lexo edhe: Nisin hetimet ndaj doktor Betim Morinës

Mjeku i akuzuar për sulm fizik largohet nga puna; Ai e ankimon vendimin 

Sipas vendimit të dizajnuar nga zonja Tërnava Uka, në emër të Komisionit të Ankesave, është ndryshuar masa disiplinore e largimit nga puna me një masë tepër të butë siç është transferi në një qytet tjetër. Ndonëse Komisioni i Ankesa nuk ka mundur t’i shmanget fakteve dhe provave të konstatuara nga shkalla e parë, vendimin për kthim në punë është orvatur ta arsyetojë me disa rrethana krejtësisht jorelevante dhe të pambështetura në ligi. Komisioni ka përmendur migrimin e stafit mjekësor, natyrën e profesionit, mosinteresimin e mjekëve për specializim e arsye tjera krejtësisht jorelevante për rastin konkret, për të arsyetuar një akt sulmi brutal dhe të çnjerëzishëm që ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin dhe dinjitetin e një personi tjetër.

Komisioni është përpjekur që ta arsyetojë kthimin në punë të mjekut dhunues me rrethana të tij krejtësisht personale, ndonëse i njëjti duket se nuk i ka punët keq pasi është menaxher në një klinikë private (CARDIOplus). Çuditërisht, komisioni i udhëhequr nga znj.Tërnava Uka, në përpjekje për të arsyetuar ndryshimin e vendimit, ka vlerësuar si “rrethanë lehtësuese” faktin se i dyshuari ka pretenduar se me veprimin e tij ka shqetësuar familjen e vet, në vend që të merrej në konsideratë shqetësimi i shkaktuar ndaj të dëmtuarit dhe familjes së tij.

Ky vendim ka shkaktuar ndjenjën e pasigurisë te stafi i QKKTGJ-së, pasi punonjësit e këtij institucioni janë të shqetësuar se mund të jenë “viktima të radhës” së “t’fortit” të kësaj qendre, i cili edhe po të lëndojë rëndë njerëz të pafajshëm, të tmerrojë stafin duke shkelmuar derën e zyrës së koleges apo deri nesër edhe më keq, përsëri kthehet “pa therrë në këmbë”, duke e konsideruar masën e transferit me tepër si masë inkurajuese sesa si masë disiplinore.

Komisionit të Ankesave nuk i ka bërë përshtypje shkalla e lëndimit të viktimës, fakti se i dyshuari është në hetim penal dhe ka qenë i arrestuar pikërisht për këtë akt.

Duket se institucionet publike ndjekin standarde të dyfishta për raste të tilla, varësisht nga fuqia e ndikimit. Përderisa në një rast sulmi të ngjashëm të ndërmarrë nga ana e një punonjësi teknik të RTK-së, i cili kishte sulmuar një kamarier në bufenë e këtij radiotelevizioni, RTK kishte marrë vendim ekspres duke ia ndërprerë marrëdhënien e punës të dyshuarit brenda 24 orësh. E në një rast krejt të ngjashëm në Gjilan, ku një mjek kishte sulmuar fizikisht kolegun e tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë dhe i është vazhduar pezullimi nga puna, ndërsa në rastin e Betim Morinës merret një masë “për sy e faqe”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika