10 vjet nga miratimi i Gjykatës Speciale

Më 3 gusht 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të ndryshimit të një amendamenti kushtetues, duke hapur rrugën për krijimin e Gjykatës Speciale.

Vendimi u miratua me 82 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim, ç’ka i mundësoi Qeverisë të procedonte më tej me dy projektligje të tjera të lidhura me këtë gjykatë.

Opozita e kundërshtoi me zë të lartë themelimin e Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si të padrejtë, selektive dhe si një ndërhyrje në sovranitetin e vendit. Nga ana tjetër, Qeveria dhe shumica parlamentare e pranuan se ndonëse votimi ishte i vështirë dhe i ndjeshëm, ai ishte i domosdoshëm për të adresuar dyshimet që ekzistonin lidhur me krimet e pretenduara të kryera gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka ngritur aktakuza ndaj disa prej ish-figurave më të larta të UÇK-së dhe politikës në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi, ish-eprorin Salih Mustafa, si dhe Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Po ashtu, aktakuzë është ngritur edhe ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Si Dhomat e Specializuara të Kosovës ashtu dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pjesë përbërëse e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por funksionojnë në Holandë dhe përbëhen nga staf ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika