110 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 110 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë vdekje

Ilustrim

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ministria e Shëndetësisë të hënën e 11 korrikut ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 110 raste pozitive dhe nuk ka asnjë rast vdekje me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 163 qytetarë.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, me dozën e parë janë vaksinuar 903 mijë e 606 qytetarë, me dozën e dytë janë vaksinuar 823 mijë e 872 qytetarë dhe me dozën përforcuese janë vaksinuar 103 mijë e 470 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë dy mijë e 116 raste aktive.

Njoftimi 24-orësh i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me COVID-19

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika