Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ka nisur hetime për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë, pas pranimit të informatave publike mbi rinumërimin e votave.
Gjatë hetimeve janë intervistuar 72 të dyshuar, ndër të cilët 19 persona janë ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vlerësojë kërkesën për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.