Memli Krasniqi: Ndryshimi që po e kërkon Prishtina emrin e ka: Uran Ismaili, numrin: 191

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Prishtinë, është shprehur se Uran Ismaili është kandidati më i duhur për ta udhëhequr kryeqytetin

Krasniqi, në një tubim plot madhështor në sheshin “Skënderbeu”, duke bërë thirrje që më 12 tetor të votohet numri 191, ka thënë se Uran Ismaili e do Prishtinën me zemër.

“Është e lehtë të votohet për Uranin të dielën, sepse ai është i vetmi kandidat që mund ta sjellë ndryshimin në kryeqytetin tonë, në Prishtinë. Sepse i di problemet, i ka zgjidhjet, e ka vullnetin dhe përvojën e duhur për t’i realizuar ato. Ndryshimi që po e kërkon Prishtina ka emër, ka numër. Emri është Uran Ismaili, numri është 191”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se këtë fushatë ai dhe ekipi i tij nuk e kanë bërë nga zyrat, por me takime direkte me qytetarët e Prishtinës në çdo lagje e fshat, të cilët i kanë mirëpritur me dashmirësi dhe i kanë ofruar besim.

“Është koha për të gjitha lagjet, fshatrat e Llapit e Gollakut. Ka ardhë koha për qytetarin e Prishtinës. Ka ardhë koha për të gjithë neve, ka ardhë koha për ju. Vetëm dy ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh. Më 12 tetor, dilni dhe votoni. Prishtina që duam është në duart tona. Me votën tuaj, kemi me sjellë këtë ndryshim. Faleminderit Prishtinë! Faleminderit për mbështetjen. Është koha jonë. Ma gjallë Prishtinë, ma gjallë”, ka thënë Ismaili.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika