7 raste dhune në familje të raportuara brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë datave 16 dhe 17 shtator 2025 në disa qytete të vendit.

Në Prishtinë më 17 shtator, një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj. Të dy palët janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Gllogoc, të njëjtën ditë në orën 21:30, është arrestuar një burrë kosovar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij. Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, policia ka regjistruar dy raste. Në orën 10:00 është arrestuar një burrë që kishte kanosur vëllanë e tij, ndërsa në orën 14:00 një tjetër burrë u arrestua pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten. Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Deçan, një burrë raportoi se ai dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar nga djali i tyre. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, janë shënuar dy incidente. Një grua është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj më 16 shtator, duke marrë trajtim mjekësor, por nuk ka pasur arrestime. Ndërsa më 17 shtator, një burrë nën ndikim të alkoolit është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ai është dërguar në mbajtje.

Policia thekson se të gjitha rastet janë nën hetime dhe janë trajtuar sipas vendimeve të prokurorëve kompetentë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika