I gjenden 4 mijë fishekë në bagazh, ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, të cilit i janë gjetur katër paketime me municion me katërmijë copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3. Po ashtu, në shtëpi i është gjetur një armë AK-47 dhe tre karikatorë

Prokuroria Speciale e Kosovës





Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale D.M, të cilit, i janë gjetur katër paketime me municion me katërmijë copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3.

Po ashtu, në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur armë AK 47 dhe tre karikatorë.

Me këto veprime, i pandehuri D.M. ka kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se i pandehuri D.M. gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka vepruar në kundërshtim të Ligjit të zbatueshëm në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër (4) paketime me municion me katërmijë (4000) copë fishekë në bagazhin e veturës VW Golf 3, po ashtu në shtëpinë e të akuzuarit është gjetur armë AK 47 dhe tre (3) karikatorë”, thuhet në njoftim.

 

 





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika