Fillon takimi Kurti-Haradinaj

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka arritur në ambientet e Qeverisë së Kosovës për të takuar kryeministrin Kurti, me të cilin do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. FOTO: EO





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me nënkryetarin e kësaj partie, Ardian Gjini, kanë mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për të takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim pritet të diskutohet për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe PDK e refuzuan ftesën e Kurtit, me arsyetimin se për çështjen e dialogut duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja ka theksuar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke.

Kurse, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, fillimisht e ka kritikuar kryeministrin Kurti, duke thënë se në ftesën e dërguar nuk kishte agjendë.

Tek më vonë theksoi ai, nga Qeveria i kthyen përgjigje duke treguar se do të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Ditë më parë, emisari amerikan, Gabriel Escobar, deklaroi se marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, është “cështje javësh dhe jo vitesh”. Po ashtu, ai theksoi se Kosova duhet ta formojë Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe, për të cilin tha se i ka diskutuar disa modele me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Po ashtu, Escobar pohoi se ekziston një propozim franko-gjerman, për të cilin tha se Qeveria e Kosovës duhet ta marrë seriozisht.

Kurti ftesë të gjithë opozitës, pritet t’i përgjigjet vetëm Haradinaj

 





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika