Haradinaj pas takimit me Kurtin: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë vulën e ShBA-së

I pari i AAK-së, Haradinaj pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka qenë një takim përmbajtësor.

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke, e diskutuam procesin, marrëveshjen, sfidat, ishte një takim me përmbajtje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Për të qenë ky proces në garanca të plota, duhet që marrëveshja finale me Serbinë të nënshkruhet nga niveli amerikan”.

Ai ka thënë se si Aleancë janë munduar që të japin kontributin në këtë proces të dialogut dhe, ndër të tjera, ai thotë që në këtë proces “Kosova duhet të ketë vulën e Amerikës”.

Ish-kryeministri, ndër të tjera, ka thënë se për një proces për të cilin kanë dhënë jetën shumë njerëz, duhet të merret sa më seriozisht.

“Duke pasur parasysh seriozitetin e akterëve ndërkombëtarë, Washingtoni, Berlini, Londra, Parisi do të punojmë që Kosova të ecë përpara për fatin e saj dhe brezin e fëmijëve”.

Sipas tij, AAK-ja do të ndihmojë Kosovën, jo qeverinë dhe Albin Kurtin, sepse siç thotë ai, Kosova si vend është përherë, ndërsa qeveritë janë të përkohshme.

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar krerët e partive opozitare në takim që të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi.

Por vetëm kryetari i AAK-së, Haradinaj i ishte përgjigjur ftesës pozitivisht.

Ndërkaq, dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe PDK e refuzuan ftesën e Kurtit, me arsyetimin se për çështjen e dialogut duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Fillon takimi Kurti-Haradinaj





Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika