Qeveria me detaje nga takimi Kurti-Haradinaj

Kryeministri Kurti në takim me të parin e AAK-së, Haradinaj ka thënë se është diskutuar për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë të cilat po qarkullojnë nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë sipas tij funksionojnë si sprova dhe testime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në takim me kryeministrin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për takimin me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj dhe nënkryetarin e parë, Ardian Gjini ku është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi e ka quajtur takim përmbajtësor.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi ka thënë se është diskutuar për procesin e dialogut, idetë, modelet dhe opsionet për elementet kryesore të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, të cilat po qarkullojnë nëpër kancelaritë perëndimore e demokratike, e që në këtë periudhë “funksionojnë si sprova dhe testime”.

Shefi i ekzekutivit e njoftoi kryetarin e AAK-së, Haradinaj për “takimet në Bruksel dhe Prishtinë, konstruktivitetin dhe kreativitetin e Kosovës përgjatë gjithë procesit të bisedimeve, i cili duhet përmbyllur me normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër”.

Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin e AAK-së, Haradinaj për interesimin e vazhdueshëm dhe të qenët aktiv për këtë çështje.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika