David R Malpass: Nga 4.1 për qind, bien në 3.2 për qind parashikimet për rritje ekonomike nga Banka Botërore

David R, Malpass, presidenti i Bankës Botërore(BB) ka thënë se,  ekonomia global është ndikuar nga pushtimi rus në Ukrainë, si pasoj e kësaj gjendje ka ndikuar në parashikimin e BB ku nga 4,1 për qind ka pësuar rënje në 3,2 për qind për vitin 2022  

David R, Malpass, president i Bankës Botërore

Presidenti i BB-së, David R. Malpass, në një video-telefonatë u kishte thënë gazetarëve se BB është duke propozuar një objektiv të ri 15-mujor financimi të krizës prej 170 miliardë dollarësh.

Nga tkurrja e përqindjes, më së shumti janë afektuar vendet në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe vendet përreth, sipas Malpass.

“Parashikimet, gjithashtu, janë duke u ulur për ekonomitë e përparuara dhe shumë në zhvillim, për shkak të rritjeve të çmimeve të ushqimit dhe energjisë, të shkaktuara nga ndërprerjet e furnizimit të lidhura me luftën”, ka deklaruar, Malpass.

Ndërsa, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) të martën pritet që t’i ulë parashikimet e tij rreth rritjes ekonomike globale.

“Ne po përgatitemi për një përgjigje të vazhdueshme ndaj krizës, duke pasur parasysh krizat e shumta. Gjatë javëve të ardhshme, pres të diskutoj me bordin tonë, një zarf të ri 15-mujor të përgjigjes ndaj krizës prej rreth 170 miliardë dollarësh për të mbuluar prillin 2022 deri në qershor 2023,” ka bërë të ditur Malpass.

BB po vazhdon më një program të financimit prej 160 miliardë dollarësh, të cilat ishin dhënë për Covid-19, nga ky program, pjesa e mbetur e ketyre mjeteve do të përdoret për krizën ushqimit, posaqërisht për vendet e varfëra.

Sipas presidentit të BB-së vendet që do të përfitojnë nga ky financim janë ato vende që kanë pranuar refugjatë nga Ukraina. Ky financim, gjithashtu, do të ndihmojë në adresimin e problemeve të vendeve të prekura nga mungesa e ushqimit, transmeton Bloomberg.

Këtë javë vendet anëtare të FMN-së dhe BB do të diskutojnë për ndihmën e radhës për Ukrainën. Gjithashtu, pritet të ketë angazhime specifike nga një numër vendesh donatore.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika