Osmani diskuton me delegacionin italian për çështjen e targave

Gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Antonio Tajani dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Guido Crosetto të Italisë në Kosovë ata janë pritur nga para e vendit, Vjosa Osmani ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në katër komunat veriore dhe për dialogun me Serbinë





“Institucionet e Kosovës janë në koordinim me aleatët dhe po bëjnë përpjekje intensive për ta gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e targave brenda afatit 48-orësh”, kështu ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më tej, Osmani ka sqarua se si Kosova është bërë cak i Serbisë e cila është duke dashur ta destabilzojë atë nëpërmjet strukturave ilegale në katër komunat veriore.

“Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri e sundim të ligjit në gjithë territorin e saj. Në këtë kontekst, ka potencuar se për sukses të procesit të dialogut, nevojitet trajtim i barabartë i palëve të përfshira”, ka shtuar ajo.

Më tej, Presidentja Osmani nënvizoi se rezultati përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se procesi i dialogut nuk duhet lejuar të përdoret si instrument i Serbisë për ta minuar rrugën euroatlantike të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “konsideron Italinë si një partnere, me të cilën synon thellimin e marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha”.

Osmani ka mirëpritur idenë e palës italiane për organizimin e një forumi të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve të dy shteteve.

“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave në drejtësi dhe zbatimin e sundimit të rendit e ligjit. Edhe Kosova është një vend me potencial të madh të të rinjve të kualifikuar dhe se ofron mjedis të përshtatshëm për investime të huaja”, ka shtuar Osmani.

“Nga zv.kryministri italian Tajani, Presidentja Osmani ka marrë mbështetje për liberalizimin e vizave, sikurse edhe për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës. Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it dhe ka theksuar nevojën për shtimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.”, thuhet në Komunikatën e Presidencës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika