Videoja që po pretendohet të jetë xhiruar në Leposaviq, Policia thotë se duhet të vërtetohet autenticiteti i saj

Aleksandar Arsenijoviq, kandidat për kryetar në Mitrovicën Veriore ka publikuar një video ku shihet se si një qytetar goditet nga një veturë që po lëvizte derisa shoferi incizon veprimin e tij, video kjo e cila po pretendohet se ka ndodhur në Leposaviq. Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka thënë se duhet vërtetohet autenticiteti i saj pasi nuk dihet as koha as lokacioni





“Njoftimi është marrë nga rrjetet sociale. Është njoftuar Prokuroria Themelore në veri të Mitrovicës. Duhet të vërtetohet autenticiteti i videos. Përndryshe nuk dihet lokacioni i saktë e as koha, ndërsa asnjë ankues nuk është lajmëruar lidhur me lëndime të mundshme në këtë video”.

Ky është versioni i Policisë së Kosovës për videon që ka qarkulluar në rrjete sociale e publikuar të hënën nga kandidati për kryetar komune në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijoviq, në të cilën shihet një qytetar i cili goditet nga mbrapa nga një veturë në lëvizje, incizimin e së cilës e ka bërë shoferi i veturës.

Arsenijoviq përmes postimit të tij në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se ngjarja ka ndodhur në Komunën e Leposaviqit por që zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti për Portalin Dukagjini ka thënë se duhet të vërtetohet autenticiteti i videos pasi nuk dihet as koha as lokacioni, për të cilën tha se është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në veri të Mitrovicës.

“Jam i shqetësuar me skenën në Komunën e Leposaviqit, ku një njeri (nëse mund të quhet i tillë) në mungesë të policisë e shkel një njeri në rrugë duke i plotësuar egot e tij personale. Shpresoj që herëdokur të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht”, ka shkruar Arsenijoviq.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika