Murati në Vjenë, tregon si ekonomia e Kosovës i përballoi krizat globale

Ministri i Financave, Hekuran Murati në Konferencën Ministrore të organizuar nga Banka Botërore në pallatin Hofburg në Vjenë ka treguar se si ekonomia e Kosovës ka përballuar krizat globale duke theksuar se "Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t'u bërë ballë pasojave ekonomike të krizave të njëpasnjëshme"

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, të enjten gjatë fjalimit të tij në panelin “Rëndësia e Raportimit të Informacionit Financiar dhe Jo-financiar në kohë krizash” në Vjenë ka thënë se menaxhimi i mirë i financave publike në njërën anë, e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë, subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike u theksuan si elemente kyçe që kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë krizat globale.

Po ashtu, Murati ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa një pas një për t’i përballuar krizat, fillimisht nga pandemia Covid 19, pastaj kriza e energjisë dhe kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.

“Ministri Murati u fokusua edhe tek roli i institucioneve ndërkombëtare financiare si mbështetëse të rëndësishme për tejkalimin e sfidave në kohë krizash. Ai u shpreh se qeveritë duhet të jenë proaktive dhe të përkushtuara që nevojat që identifikohen gjatë procesit politikëbërjes të adresohen me institucionet ndërkombëtare financiare, ashtu që financimi i tyre të jetë sa më i përballueshëm, e në të njëjtën kohë institucionet ndërkombëtare financiare duhet të kenë vëmendje të shtuar ndaj vendeve në zhvillim, sidomos tani kur kemi një ambient të rritjes së normave të interesit”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.

Ndryshe, Konferenca Ministrore në Vjenë, ka mbledhur ministra, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit e ndërmarrësisë për të diskutuar lidhur me raportimin financiar dhe bashkëpunimin rajonal.

 

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika