Mehaj: Kosova dhe Kroacia rrisin bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë takimit me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Hern ka njoftuar se Kosova dhe Kroacia kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë Kroate, admirali Hern

Të premten e 16 dhjetorit, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Kosova dhe Kroacia kanë rritur bashkëpunimin ndërmjet dy ushtrive.

“Gjatë takimit me Shefin e Shtabit të Ushtrisë Kroate, admiralin Hern dhe delegacionin përcjellës nga Republika e Kroacisë, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, situatës në Ballkan, dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet shteteve aleate të këtij rajoni për t’i luftuar sulmet hibride”, ka shkruar ministri Mehaj.

Tutje Mehaj ka shtuar se admiralin Hern e ka njoftuar rreth avancimeve të FSK-së, si dhe funksionin që do e ketë Agjensioni i Intelegjencës për Siguri, nëpërmjet të cilit do rrisim edhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve në menaxhimin e informacioneve të rëndësishme në aspektin e sigurisë.

“Biseduam dhe për nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, bashkëzbarkimin e forcave të të dyja shteteve, e po ashtu për rëndësinë e ofrimit të përkrahjes së shtetit tonë mik Kroacisë, në procesin e anëtarësimit në Programin e Parteneriteti për Paqe, si rrugë drejt anëtarësimit në familjen e madhe euroatlantike të NATO-s”.

Mes tjerash ministri Mehaj ka potencuar se misioni i tyre është sigurimi dhe mbrojtja e atdheut dhe qytetarëve, ndërsa synimi i tyre është ofrimi i kontributit edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në kufij më të gjerë, përtej Ballkanit, në rajon dhe misione ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Të fundit nga rubrika