Lajçak: Nëse dialogu Kosovë – Serbi nuk përmbyllet më 2023, duhet filluar gjithçka nga e para

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu Kosov – Serbi, duhet të përmbyllet gjatë vitit 2023 përndryshe sipas tij duhet nisur gjithçka nga e para

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mirëpritur largimin e barrikadave në veri të Kosovës.

Ai në një intervistë për “Politico”, ka thënë se kur ka tensione të mëdha në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe negociatat janë më të vështira.

Lajçak, ka thënë se nëse dialogu nuk përfundon me sukses gjatë vitit 2023 atëëherë do duhet të fillohet gjithçka nga e para.

“Nëse gjërat nuk janë bërë deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë përsëri nga e para.”, paralajmëroi Lajčák.

“Nëse i kthehemi krizës dhe përplasjeve, atëherë mund të harrojmë afatet”, ka shtuar ai.

Tutje Lajçak, është shprehur se është e rëndësishme të mos rikthehet kriza në veri të Kosovës, teksa ka shtuar se tensionet në mes të dya vendeve janë shumë të larta.

“Ajo që është me të vërtetë e rëndësishme tani është që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër dhe është e rëndësishme që liderët e Kosovës dhe Serbisë të fillojnë të krijojnë një atmosferë të favorshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, shtoi Lajçak.

I dërguari i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e kanë problem të takohen por sipas tij problem mbetet rezultati.

“Të dy liderët janë të përgatitur të takohen – problemi është rezultati”, tha Lajçak, i cili ka kryesuar shumicën e takimeve mes Kosovës dhe Serbisë për vitet e fundit.

“Dy takimet e fundit ishin në rregull për sa i përket atmosferës, por vizionet e dy liderëve nuk u përputhën”, ka thënë ai.

“Ka gjithmonë pritshmëri të mëdha nga këto takime,” shtoi ai.

Lajçak tha se shpreson që krizat të mos përsëriten brenda javës, nëse kjo ndodhë sipas tij nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika