‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të vetin – PDK fiton bindshëm, LVV nuk e kalon pragun

Ky lajm është vetëm transkriptimi i sarkazmës që është bërë në emisionin festiv të Debat Plus

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi të UBO Consulting.

Gashi në emisionin festiv të Debat Plus është shfaqur me një sondazh të vetin, ku pretendon se Partia Demokratike Kosovës (PDK) është e para me 42.6 %, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje(LVV) me 2%, e cila me këtë përqindje nuk e kalon as pragun zgjedhor.

Më këtë sondazh nuk është pajtuar fillimisht analisfi Imer Mushkolaj, ku e ka kopijuar veprimin e Gashit, duke lëshuar emisionin Debat Plus.

Ndërsa partitë e dytë sipas sondazhit të Gashit është Lidhjen Demokratike të Kosovës(LDK) me 19.8 %.

Befasues për sondazhin e Gashit është rritja e tepërt e partisë Nisma Socialdemokrate, e cila fiton hiq më pak se 19%.

Ndërsa konsistente si gjithnjë mbetet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) me 7.3 %.

Nga ana tjetër është moderatori Ermal Panduri ai i cili nuk ka pranuar të udhëheq emisionin e tij me rezultatet e sondazhit të Gashit.

Panduri sikurse Mushkolaj ka lëshuar në mënyrë demostrative emisionin Debat Plus.

Stoik në panel ka mbetur analisti Astrit Gashi, i cili ka qëndruar për tu ballafaquar me rezultatet e Dardan Gashit.

Ndërsa, analisti Yll Hoxha e ka pyetur Gashin se mos e ka bërë këtë sondazh në zyrat e PDK-së?, por Gashi ka vazhduar me profesionalizmin e tij duke prezantuar vetëm të gjeturat e sondazhit.

Sondazhi dhe krejt kjo aventurë e analistëve të Debat Plus ka qenë një pjesë e sarkazëmës për fundvit.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika