Përfshihet nga flakët një apartament në Bogë, policia jep detaje (VIDEO)

Një apartament është përfshirë nga flakët në Bogë.

Në pamjet e siguruara  nga Portali Dukagjini shihet zjarri që ka kapluar atë objekt.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se zjarrfikësit janë ende në vend të ngjarjes dhe se janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin.

Sipas tij ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.

“Rreth orës 20:00 Policia e Kosovës është njoftuar për rastin se është djegur një apartament ngjitur me një hotel.  Vetëm dëme materiale ka nuk ka dëme në njerëz, zjarrfikësit janë duke tentuar ende të shuajnë zjarrin. Gjithashtu edhe policia është në vend ngjarje”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika