BE: Të respektohet marrëveshja e fundit për targa – Çdo paqartësi të diskutohet në kuadër të dialogut

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Të mërkurën mbrëma, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e fundit për targat e cila ishte arritur me 23 nëntor të vitit 2022.

Ai bëri të ditur se Drejtoria e Kufirit, ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale “KM”, të ri-regjistruara në muajin dhjetor 2022, edhe pse ishte zotuar se nuk do të lëshonte këso lloj targash.

Në lidhje me këtë cështje, në një përgjigje për RTV Dukagjinin, zëdhënsi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se marrëveshja e 23 nëntorit duhet të respektohet pa kushte.

“Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara që të respektojnë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjen dhe marrëveshjet përkatëse të arritura më 23 nëntor, me të cilat Kosova dhe Serbia ranë dakord për masa specifike në lidhje me targat për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u fokusuar plotësisht në propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, ka thënë ai.

Marrvëshje sipas Stanos, kishte obligonte Kosvoën të mos merrte masa ndaj pronarëve të automjeteve me targa KM dhe se Serbia të mos lëshonte targa të reja KM.

“Kjo përfshinte që Kosova të përmbahej nga çdo veprim i mëtejshëm detyrues kundër pronarëve të automjeteve KM dhe të ruajë në mënyrë efektive status quo-në derisa çështja të zgjidhet në dialog në mënyrë të qëndrueshme dhe Serbia të mos lëshojë targa të reja KM”, ka thënë ai.

Çdo interpretim i marrëveshjes së fundit, sipas toj duhet të diskutohet në kuadër të dialogut dhe jo përmes veprimeve të pakoordinuara në terren të cilat sipas tij mund ta tensionojnë situatën.

“Çdo pyetje për interpretimin e asaj që u ra dakord më 23 nëntor duhet të diskutohet në kuadër të Dialogut dhe jo me veprime të pakoordinuara në terren, të cilat mund të destabilizojnë situatën e brishtë”, ka thënë Stano për Dukagjinin.

Fokus kryesor sipas Stanos duhet të jetë propozimi për normalizimin e mardhënieve në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika