Prokuroria kërkon t’i vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës

Pjetër Shala

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka kërkuar që gjykata t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet për krime lufte.

Sipas prokurorisë, vazhdimi i paraburgimit të Shalës mbetet i domosdoshëm dhe proporcional, dhe se asnjë fakt apo rrethanë e re nuk ka ndërhyrë që të mund ta ndryshojë këtë konstatim qëkur trupi gjykues e ka arritur atë në vendimin e tetë të paraburgimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Përkundrazi, data e afërt e fillimit të gjykimit dhe rrethanat shtesë, si kërkesa e Prokurorisë për të ndryshuar listën e provave me katër transkripta të intervistave të dëshmitarëve të rinj të ZPS-së, rrisin rrezikun e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme nga të akuzuarit. Në përputhje me përcaktimet e trupit gjykues dhe Gjykatës së Apelit, vazhdimi i paraburgimit të të akuzuarit është i nevojshëm dhe proporcional”, thuhet në kërkesë të prokurorisë.

Tutje, thuhet se vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar se i akuzuari ka kryer krime brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara dhe se mbeten të larta rreziqet që i akuzuari nëse lirohet do të arratiset, do të pengojë procedurat ose do të kryejnë krime të mëtejme, duke përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë ofruar prova në ZPS dhe/ose do të paraqiten para DhSK-së.

Ndryshe, Shala është arrestuar më 16 mars 2021 nga autoritetet belge, dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika