Kurti: Nuk ka as dokument, as vendim dhe asnjë shkresë nga Togoja për çnjohje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në korrespondencat diplomatike me Togon nuk ka asnjë indikacion, as dokument a vendim për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Togos, nuk kanë ndryshim.

Kështu është përgjigjur ai në pyetjen e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka pyetur se kur është pranuar vendimi për tërheqjen e njohjes nga Togo.

“Republika e Togos ka deklaruar njohjen e Republikës së Kosovës më 2 korrik 2014. Lajmin e recikluar nga ministri i tyre i jashtëm Daçiq, për herë të parë e kemi dëgjuar nga po i njëjti më 2019, edhe kësaj radhe nuk kemi pranuar dokument nga Togo për një vendim të tillë eventual. As dokument, as vendim, asnjë shkresë nga Togoja për çnjohje, as nuk na ka ardhur, as nuk ka, as nuk ekziston”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se në korrespondencat diplomatike me Togon nuk ka asnjë indikacion, as dokument a vendim për shkëputje të marrëdhënieve diplomatike.

“Fushatat e tilla të Serbisë nuk janë ndalur asnjëherë. Përgjatë 1 viti të këtij moratoriumi ajo ka bërë fushatë të tillë në së paku 30 raste. Ndërsa, pas shtatorit të vitit 2021 e deri më sot janë identifikuar mbi 125 raste të kësaj fushate të Serbisë, por pa sukses, kanë dështuar”, shtoi ai.

Sipas Kurtit, kjo mund t’ia ketë përkëdhelur egërsinë Beogradit karshi Kosovës, por midis Kosovës dhe Togos nuk ka kurrfarë dallimi në marrëdhëniet e tyre.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika