Krasniqi gjatë vizitës në Gjilan: Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se të rinjtë po ikin nga Kosova për shkak se nuk kanë siguri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij në Gjilan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  këtë të enjte e ka vizituar komunën e Gjilanit.

Vizitën e tij në këtë komunë, Krasniqi e ka përmbyllur në fshatin Zhegët.

Sipas tij, numri i banorëve në këtë fshat po ulet dita – ditës për shkak të largimit nga vendi nga të rinjtë.

Largimi i tyre sipas Krasniqit, po bëhet për shkak të “pasigurisë në punë, degradimit të sistemit shëndetësor dhe rritjes enorme të kostos së jetesës”.

Sipas tij, të rinjtë nuk shohin të ardhme në Kosovë për shkak se nuk ndihen të sigurtë.

Qytetarët sipas tij e kanë humbur besimin te institucionet e Kosovës.

“Për fat të keq, sot shumë rinj në Kosovë nuk e imagjinojnë një të ardhme të sigurtë në vend, sepse qeverisja aktuale nuk po i plotëson as për së afërmi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në institucione, prandaj detyrë e secilit duhet të jetë rikthimi i Kosovës në binarët e zhvillimit dhe përparimit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika