Lajçak thotë se plani evropian nuk do të negociohet, ose do të pranohet ose jo

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se plani evropian, për të cilin, për herë të parë, sipas tij, do t’i kushtohet i gjithë takimi në Bruksel, nuk ka gjasa të negociohet.

Lajcak është shprehur se aty do të diskutohet vetëm për planin e zbatimit, e jo për planin në vetvete.

Ai, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se plani evropian i respekton vijat e kuqe të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë.

“Plani në vetvete nuk do të negociohet, vetë plani është hartuar nga BE, palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me ta dhe nuk shohim asnjë arsye dhe gjasa për negociata, besojmë që plani i respekton vijat e kuqe të palëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse pranohet plani do të ketë benefite të mëdha për të dyja vendet, teksa shtoi se kjo nuk do ta përmbyllë dialogun dhe nuk do të jetë marrëveshje finale.

“Ka shumë më tepër në këtë propozim, nuk mund t’i shpalos në këtë moment, por në momentin që liderët miratojnë propozimin, ai do të bëhet publik. Ka shumë gjëra pozitive për të dyja palët. Nuk është fundi i rrugës, mandati im thotë se duhet ta lehtësojë marrëveshjen gjithpërfshirëse. Proceset duhet të vazhdojnë. Ky është maksimumi deri në këtë pikë”, ka thënë ai.

Ai theksoi se pret nga Kurti dhe Vuçiq të deklarohen zyrtarisht dhe publikisht pro kësaj marrëveshjeje.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika