Konferenca e KLGI-së:  Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva

Konferenca e KLGI-së në 15-vjetorin e decentralizimit

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në 15-vjetorin e themelimit, mbajti konferencën vjetore “Një dekadë e gjysmë nga decentralizimi – momentet kyçe dhe perspektiva”.

Ngjarja përshkroi tri dimensione kyçe: Zhvillimet, Trendët dhe Perspektiva e Qeverisjes Lokale; Përkrahjen e Qendrës për Zhvillimet Komunale; Partnerët zhvillimorë dhe Agjenda e përbashkët për komunat.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, paraqiti pikëpamjet e Institutit KLGI për qeverisjen lokale. Në theks, u shtrua nevoja për një agjendë të re, ku në qendër ka zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontributin në procesin e integrimit evropian. Në kronologji përshkoi angazhimin direkt të KLGI-së në përkrahje të komunave dhe autoriteteve qendrore në avancimin e qeverisjes lokale.

Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, vendosi theksin në angazhimin e Ministrisë në avancimin e qeverisjes lokale, përmendi të arriturat e MAPL-së dhe komunave, duke marrë vlerësime nga Raporti për Vendin i Komisionit Evropian.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, nënvizoi se decentralizimi si proces është vital për të siguruar funksionalitetin e mirë të sistemit të qeverisjes lokale, duke adaptuar praktikat më të mira të mundshme për qeverisje në nivel lokal.

Në një moment ceremonial, në këtë ngjarje u certifikua gjenerata e nëntë (IX) e programit të avancuar trajnues “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA”, njëkohësisht u lansua gjenerata e dhjetë (X) të këtij programi. Ky ishte një rast i mirë për të krijuar sinergji mes akterëve në ndjekjen e trendeve bashkëkohore dhe avancuar perspektivën evropiane në Komuna.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane” (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika