Hidhet shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve

Manchester City do të përballet me Bayern Munichun, ndërsa Real Madrid me Chelsean, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi shorti u hodh këtë të premte në mëngjes

Foto ilustruese

Në Nyon të Zvicrës janë hedhur shortet për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e UEFA Champions League.

Përballje të zjarrta do të ketë në këtë gamë garash me tetë skuadrat më të mira evropiane që do të përballen me njëra-tjetrën.

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Real Madrid – Chelsea

Inter Milan – Benfica

Manchester City – Bayern Munich

AC Milan – Napoli

Dy nga përballjet më interesante apo më të forta në çerekfinale është padyshim ajo në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut dhe ajo mes Real Madrid dhe Chelseas.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Interit dhe Benficas, si dhe dy skuadrave italiane, Milanit dhe Napolit.

Janë mësuar edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Nëse City do të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve, do të duhet ta bëjë këtë në mënyrën e vështirë.

City do të përballet me Bayern Munichun në çerekfinale, me ndeshjen e parë në shtëpi.

Blutë më pas përballen me Real Madrid ose Chelsea në gjysmëfinale, nëse mund të kalojnë Bayernin.

Pra, fituesi i duelit Real Madrid – Chelsea do të takohet në gjysmëfinale me fituesin Bayern Munich – Manchester City.

Përballja tjetër në gjysmëfinale do të jetë mes fituesve të dueleve Milan – Napoli dhe Inter – Benfika.

Çiftet e mundshme të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve

Real Madrid – Chelsea vs Man City – Bayern Munich

Inter – Benfica vs Milan – Napoli

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen të martën më 11 prill dhe të mërkurën më 12 prill. Ndeshjet e kthimit do të luhen të martën më 18 prill dhe të mërkurën më 19 prill.

Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohen më 9 dhe 10 maj ndeshjet e para dhe ato të kthimit me 16 dhe 17 maj. Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika