Çitaku: Thaçi para dy dekadave ishte sikurse  Zelenskyy sot, ndoshta dhe me shumë se kaq

Sipas nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, Thaçi ndoshta ka qenë edhe më shumë sesa Zelensky, pasi sipas saj, ky i fundit ka aparat shtetëror, ndërsa Thaçi nuk kishte pasur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka krahasuar ish-liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyin.

Sipas Çitakut, Thaçi ndoshta ka qenë edhe më shumë sesa Zelensky, pasi sipas saj, ky i fundit ka aparat shtetëror, ndërsa Thaçi nuk kishte pasur.

“Hashim Thaçi para dy dekadave ishte sikurse Zelenskyy sot. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ai drejtoi një lëvizje çlirimtare. Nuk kishte aparat shtetëror. Mbani mend”, ka shkruar Vlora Çitkau.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë që nga vitit 2019, dhe më 3 prill pritet të nisë procesi kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika