Krasniqi takon kandidatët për kryetarë të komunave në veri: Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën ka takuar kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale. Taulant Kelmendi është kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemi, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqiri, kandidat për Zubin Potok, dhe Ilir Peci, kandidat për Zveçan

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën ka takuar kandidatët e kësaj partie për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale.

Taulant Kelmendi është kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemi, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqiri, kandidat për Zubin Potok, dhe Ilir Peci, kandidat për Zveçan.

Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit.

“Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së. Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Po ashtu, PDK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika