Në Podujevë zbarkoi me shumë bujë.
Por, ende nuk e ka djersitur fanellën e Llapit.
Bëhet fjalë për futbollistin Suad Sahiti, për të cilin RTV Dukagjini ka mësuar ekskuzivisht pse nuk po inkuadrohet.
Arsyeja është “prishja e njëanshme e kontratës” më klubin e fundit ku ai luajti, Sibenik, gjë të cilën e tregoi trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
“Sahiti e ka prishur kontratën me skuadrën Sibenik në mënyrë të njëanshme, andaj nuk ka të drejtë të luaj”, tha Batatina.
Ai po ashtu shtoi se “sa i përket anës sonë nuk ka ndonjë problem, por qështja qëndron te klubi i Sibenik-ut. Pra, transferimi i tij nuk mund të kompletohet me dokumentacion të plotë deri sa ai gjen një marrëveshje me klubin e tij”.
28 vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi në të kaluarën ka luajtur për skuadra ë ndryshme në Greqi, Bullgari, teksa një sezon luajti edhe te Skendërbeu në Korçë.