FBI-ja ndihmon Ukrainën të mbledhë të dhëna për krimet e mundshme të luftës

Ata po mbledhin informacione të telefonave dhe lokacioneve ku kanë ndodhur krimet e pretenduara

Ukraina po punon me Byronë Federale të Hetimit të Shteteve të Bashkuara (FBI) dhe me kompanitë amerikane për të mbledhur të dhëna për krimet e mundshme të luftës të kryera nga rusët. Ata po mbledhin informacione të telefonave dhe lokacioneve ku kanë ndodhur krimet e pretenduara, thanë zyrtarët e lartë.

Autoritetet ukrainase po mbledhin informacione digjitale nga fushëbetejat dhe qytetet ukrainase që janë goditur nga lufta qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar, tha Alex Kobzanets, agjent special i FBI-së, i cili më herët ka punuar si atashe ligjor i FBI-së në Ukrainë.

“Mbledhja e të dhënave, analizimi i tyre është diçka që FBI-ja ka eksperiencë”, tha Kobzanets gjatë një konference për sigurinë kibernetike të mbajtur në San Francisko.

Puna përfshin edhe analizimin e informacioneve të marra nga telefonat, analizat e forenzikës të AND-së, por edhe analizimin e pjesëve trupore të viktimave të marra nga fushëbetejat, tha ai.

“Hapi i radhës është puna me kompanitë amerikane që ofrojnë shërbime dhe transferimi i këtyre informacioneve… marrja e informacioneve për vendndodhjet”, shtoi ai.

Kjo punë shfaq thellimin e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Ukrainës në fushën e kibernetikës, ku Rusia konsiderohet kundërshtare për të dyja shtetet.

Qeveria ruse nuk ka komentuar menjëherë për këtë çështje.

Agjenti i FBI-së shtoi se ky institucion që një vit e gjysmë po punon për të ndihmuar Ukrainën që të identifikojë kolaboracionistët rusë dhe spiunët që operojnë në Ukrainë dhe forcat ruse që kanë operuar jashtë Kievit në nisjen e pushtimit.

Kompanitë amerikane të sigurisë dhe zyrtarët e tjerë amerikanë kanë qenë partnerë të rëndësishëm në përpjekjet e Ukrainës për t’iu kundërvënë sulmeve kibernetike ruse, që kanë nisur që nga viti 2015.

Ukraina dhe shtetet e tjera kanë akuzuar disa herë Rusinë se ka kryer krime të luftës kundër civilëve ukrainas. Por, Rusia ka hedhur poshtë këto pretendime./REL

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika