Kurti pas takimit me senatorët amerikanë: Diskutuam për rezultatet e dialogut me theks te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dy senatorët amerikanë ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit. Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe pa kushtëzime të marrëveshjes. Nga ana tjetër senatori amerikan Chris Murphy ka kërkuar që Serbia të ndalojë pengimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me senatorët amerikanë ka njoftuar mbi atë se çfarë kanë diskutuar.

Në një konferencë për media Kurti ka thënë se zhvillimet e fundit në vend, dialogu me Serbinë ishin disa nga temat kyçe të takimit.

“Sot krahas marrëdhënieve dy palëshe diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen tonë mbi dy vjeçare, arritjet, progresin dhe synimet përpara, edhe për raportet me fqinjin tonë Serbinë dhe rezultate e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë me theks te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit”, ka thënë Kurti.

Sipas kreut të ekzekutivit, ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre.

“Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, shtoi Kurti.

Po ashtu ai ka theksuar se kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet vendeve e popujve tonë.

“Në takimin e fundit 13 muaj më parë patëm theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë në sanksionet kundër Rusisë”, shtoi Kurti.

Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, ka thënë senatori amerikan, Chris Murphy, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Murphy, bashkë me senatorin Gary Peters, kanë nisur vizitën në Kosovë, që është në kuadër të një turni njëjavor në shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Është hera e dytë që jam këtu bashkë me ju. Jemi këtu në rajon për një javë dhe nuk është koinçidencë që jemi së pari këtu sepse nuk kemi mik më të madh më të mirë sesa këtu, na keni ndihmuar për menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani, keni qenë me ne sa i përket luftës në Ukrainë, jeni përkushtuar për luftimin e korrupsionit e mbrojtjen e sundimit të ligjit, për këtë arsye kemi parë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë”, ka thënë senatori amerikan.

Ai ka theksuar se gjatë takimit me kryeministrin Kurti kanë diskutuar për dialogun ndërmjet dy vendeve fqinje.

“Patëm një bisedë të këndshme e të mirë për dialogun, të sinqertë, na vjen shumë mirë për marrëveshjen që keni arritur me Serbinë. Serbia duhet të ndalojë që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe mendoj se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe që të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por koha ka shumë rëndësi. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe të mundësohet lëvizja drejt normalizimit që do të çojë te njohja e ndërsjellë. Jemi të gatshëm të ndihmojmë në këtë ndërmarrje”, shtoi Murphy.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, por kërkon nga palët që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Po ashtu, Marrëveshja e Ohrit kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika