Zemaj për situatën në veri: Figurativisht mund të shihet si progres, por do të ketë pasoja

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se situata në veri mund edhe të ketë pasoja. Ai në emisionin “Five”, tha se në mënyrë figurative, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj, mund të duket diçka progresive, por sipas tij, kjo do të prodhojë pasoja.

Në lidhje me këtë situatë, ai e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën në atë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria është dashur të jetë më e dëgjueshme në raport me kërkesat e ndërkombëtarëve.

“Figurativisht do të shihej si dinamikë progresi, por kushtimisht do të ketë pasoja, gjithë kjo që është lejuar të zhvillohet në këtë formë që ka ndodhur nga targat dhe roli i Qeverisë dhe demagogjia që është përdorur për dëshirë patriotizmi, pa i dëgjuar ndërkombëtarët, atëherë obligimi binte mbi ta për ta zbatuar ligjin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri, nuk mjafton vetëm cështja teknike apo legale, por duhet të ketë rol të rëndësishëm edhe pjesa politike e popullore.

Sipas tij, kjo mund të prodhojë kriza në ato komuna.

“Është proklamuar që atje do të ketë kriza, ndërhyrje, eksese, kjo më shumë është gjuhë që e ka përdorur Qeveria, Presidenca dhe kemi parë në anën tjetër të njëjtën gjuhë, duke e adresuar pushtetit tonë, duke akuzuar se atje është një pjesë e blinduar nga njësia speciale që nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika