Pas Mitrovicës, edhe Prokuroria në Ferizaj nis hetimet për duelin Ferizaj – Dukagjini

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet pas dyshimeve për kurdisje të ndeshjes mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Prokuroria në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për të zbardhur në tërësi këtë rast,” kanë thënë nga Prokuroria.

Më herët për televizonin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, se kanë nisur hetimet për ndeshjen tjetër të dyshuar si e manipuluar asaj mes Trepçës’89 dhe Prishtinës.

Ai në një prononcim të shkurtë bëri të ditur se “Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”.

Të dyja ballafaqimet përfunduan me rezultat identik 2-1 dhe në mënyrë të dyshimtë.

Mbrojtja e Prishtinës dukej se i hapi portën mitrovicasve pas minutës së 85’të për të përmbysur rezultatin në 2-1, teksa hapja e këmbëve në mënyrë të çuditshme nga portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, te goli i Astrit Fazliut në minutën e 105-të ishte tejet e habitshme.

Në fund, Ferizaj siguroi barazhin ku do të takohet më 4 qershor me Lirinë, ndërsa Trepça ’89 u rikthye në Ligën e Parë.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika